Nga 1 Korriku hyn në fuqi rritja e pagave për administratën. Më poshtë është lista e sektorëve që përfitojnë nga rritja e pagave dhe sa shkon ajo.


Ushtria

-Për ushtarin bazë, me rritjen e sotme paga e tij shkon në 71 mijë Lekë

-Rreshteri, 80 mijë Lekë

-Majori, 107 mijë Lekë

-Koloneli, 158 mijë e 500 Lekë

-Gjenerali, 190 mijë Lekë.

-Të gjitha këtyre pagave u shtohet një trajtim ushqimor, prej 16 mijë Lekësh


Zjarrfikësit

-Asistent Zjarri (grada më e ulët) 60 mijë Lekë

-Zjarrfikës 65 mijë Lekë

-Kryezjarrfikës 70 mijë Lekë

-Kryeinspektor zjarrfikës 85 mijë Lekë

-Inspektor zjarrfikës 75 mijë Lekë

-Komisar zjarrfikës 105 mijë Lekë

-Drejtues zjarrfikës 155 mijë Lekë

-Drejtues i parë zjarrfikës 140 mijë Lekë

-Drejtues i lartë zjarrfikës 160 mijë Lekë


Sistemi arsimor

-Paga e mësuesit në arsimin e mesëm të lartë që ka kualifikimin dhe që ka vjetërsi mbi 15 vite pune eksperiencë do shkojë 98 500 Lekë.

-Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm të ulët me mbi 15 vite vjetërsi shkon nga 75 800 në 96 000 Lekë.

-Mësuesit e ciklit fillor me mbi 15 vite eksperiencë nga 72 mijë Lekë paga shkon në 95 200 Lekë.

-Punonjësit e shërbimit psiko-social, paga mesatare shkon 910 Euro.

-Për oficerët e sigurisë 800 Euro në muaj si pagë mesatare.


Sistemi shëndetësor

-Të gjithë mjekëve të përgjithshëm u rritet paga me 20 mijë Lekë mbi pagën ekzistuese.

-Të gjithë infermierëve u rritet paga me 15 mijë Lekë mbi pagën ekzistuese.

-Përfitojnë edhe punonjësit e administratës së sistemit shëndetësor, 15 deri në 20 përqind të pagës së tyre aktuale.


Sektori i burgjeve

-Rritja e pagave varion nga 13 deri në 27 përqind.

-Rritja shkon nga 6 mijë Lekë, deri në 33 mijë e 600 Lekë e përshkallëzuar sipas gradave.

-Aspirantët, pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve dhe do paguhen me 80 për qind të pagave të inspektorit./tvklan.al