Ky sezon veror ka mbushur qytetin e Vlorës me turistë të shumtë. Vizitorët janë nga të gjithë kontinentet dhe një ndër pikat më të rëndësishme mbetet qendra e qytetit dhe plazhi në “Lungomare”. Në këtë zonë gjen pushues të shumtë, qofshin të huaj, shqiptarë të Kosovës apo vendas.

Çmimet e lira dhe plazhet publike që shtrihen përgjatë qytetit të Vlorës u japin mundësinë çdo pushuesi të shijojë detin dhe pastërtinë në bregdet, e cila këtë vit është e dukshme.

Për operatorët turistikë të Vlorës, ky sezon është i paparashikuar për ta, për shkak të numrit të lartë të të huajve. Kapacitetet momentalisht janë të përballueshme deri në Qershor, por për Korrikun dhe Gushtin do të shihet zgjerimi i tyre.

Vlora i ka të gjitha atraksionet turistike dhe veçanërisht vizitohen të dy detet që lagin brigjet e saj, Adriatiku dhe Joni. Qyteti mbetet qendra e tërheqjes për çdo turist.

Tv Klan