Ekipi i meshkujve mund Tiranën në kryeqytet

Teuta është fituese e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Skuadra durrsake mundi me rezultatin 113 – 108 Tiranën në përballjen e zhvilluar të premten në sallën sportive “Farie Hoti” në kryeqytet.

Në këtë ndeshje u desh shtesa, pasi loja e rregullt u mbyll 97 – 97. Teuta e drejtuar nga Melzin Lazimi e nisi mirë takimin, por në çerekun e dytë Tirana luftoi duke ngushtuar diferencën, ndërsa pas pushimit kaluan edhe në avantazh.

Çereku i katërt pati sërish rivalitet ku basketbollistët e Teutës u shfaqën më të saktë ashtu si në shtesë që vendosi edhe përballjen. Kjo ndeshje mbylli vitin 2021 për basketbollin.

Tv Klan