Maqedonia vazhdon ta prolongojë vendimin e saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Shkupit, ka hyrë në lojë edhe Greqia. Shefi i zyrës greke në Prishtinë Dimitris Moskopoulos, i ka sugjeruar para dy ditësh kryeministrit Hashim Thaçi, që të kihet kujdes në raport me emrin kushtetues të Maqedonisë.

Ky sugjerim i Athinës dhe përcaktimi i vijës kufitare mund të ndërlikojë raportet me shtetin fqinjë në fazën kur Kosova ka aq shumë nevojë që të njihet nga Maqedonia. Tërë këtë situatë Kryeministri Thaçi, është munduar ta shpjegoj sot me faktin se Kosova është në një linjë me Uashingtonin dhe Brukselin kur behet fjale për emrin e Maqedonisë.

Ndërkohë që i ka bërë thirrje Shkupit që ta njohë realitetin e krijuar në Kosovë me 17 shkurt. Këto komente, kryeministri kosovar i bëri pas një takimi që zhvillojë me ministrin e mbrojtjes së Lituanisë.

Hashim Thaçi: “Dëshiroj njëherë të falënderoj qeverinë greke për hapin që ka ndërmarrë për njohjen e pasaportave të republikës së Kosovës dhe përkushtimin e ri që është duke treguar për ndërmarrjen e hapit tjetër për njohjen e Kosovës si shtet. Ndërsa Kosova është pjesë e komitetit ndërkombëtarë dhe qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar i BE dhe i SHBA-së, është edhe qëndrimi i Prishtinës. Prishtina është gati dhe i mirëpret njohjen nga Maqedonia për Kosovën shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Kjo njohje do të jetë në interes të dy vendeve … dy vendeve dhe dy popujve tanë”.

Këtë fundjavë spekulojë se Maqedonia do ta njihte sot pavarësinë e Kosovës, mirëpo kryeministri i këtij vendi Nikola Gruevski, tha se kjo çështje ende nuk është në agjendën e Shkupit./tvklan.al