Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e sotme, siç është ajo ndaj Italisë, e vlefshme për Grupin B.

Kuqezinjtë do të kërkojnë një rezultat pozitiv, edhe me mbështetjen e madhe të tifozëve, që pritet të jenë të shumtë në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Shumë do jenë në stadium, por edhe më shumë, e mbështesin kombëtaren nga jashtë, bashkë me ata që do e ndjekin në ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.

Në një sondazh të bërë nga UEFA në faqen zyrtare, 46% kanë votuar se do të fitojë Shqipëria. 44% kanë zgjedhur Italinë si fituese, ndërsa 10% mendojnë se del barazim.

Të gjitha ndeshjet e Euro 2024, do të transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan./ tvklan.al