Barazimi ndaj Kroacisë ka rritur interesin e tifozëve për të ndjekur sfidën ndaj Spanjës. Mijëra tifozë janë nisur drejt Dyseldorfit që këtë të diel. Në një prej “Fun Zonave” ndodhet gazetarja e Tv Klan, Viola Lito, e cila thotë se mijëra tifozë pritet të mbërrijnë për ndeshjen Shqipëri-Spanjë.

Gazetarja raporton se që tani, po valvitet flamuri kuqezi në të gjithë shëtitoren e qendrës së Dyseldorfit. Atmosfera është shumë e bukur, ndërsa pritet që numri i tifozëve do të arrijë 80-100 mijë shqiptarë, duke përfshirë ata në stadium dhe ato që do e ndjekin sfidën nga Fun Zonat.

Tifozët shqiptarë shprehen optimistë për fitoren e Shqipërisë kundrejt Spanjës. Ndeshja Shqipëri-Spanjë do të transmetohet në orën 21:00 në Klan Radio dhe në Tv Klan.

Tv Klan