Tirana ka marrë një tjetër pamje përgjatë ditëve të fundit dhe tashmë është gati për të pritur festat e fundvitit.

Pas ndezjes së dritave te Pazari i Ri, edhe Parku Europa pranë Sheshit Skëndërbej është zbukuruar me dritat e festës, ndërsa është vendosur edhe numri 2020 për vitin që pritet të vijë.

Përreth parkut është krijuar një tunel artistik me drita, çka ka ngjallur interesin e shumë qytetarëve të cilët nuk kanë munguar që të fiksojnë këto moment edhe në foto.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar edhe disa foto nga kjo atmosferë e gëzueshme ndërsa paralajmëron se ka akoma surpriza.

“Festat e fundvitit po afrojnë! Tirana ka nisur zbukurimet e dekoret me surpriza të reja për 2020. Prisni – prisni! Vetëm sapo kemi filluar…”, shkruan Veliaj. /tvklan.al