Një djalë vetëm 22-vjeç humbi tragjikisht jetën këtë të diel në Malësi të Madhe. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në fshatin Nikç. Sipas policisë, 22-vjeçari dyshohet se pësoi arrest kardiak në momentin që u fut për t’u larë në lumin Cem.

“Rreth orës 16:30, në fshatin Nikç, shtetasi K. N., 22 vjeç, në momentin që është futur në ujë për t’u larë në lumin Cem, dyshohet se ka pësuar  arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës./tvklan.al