Tregtimi i gazit të lëngshëm vijon të mbetet një bombë me sahat për qytetarët. Shkak është mungesa e bashkëpunimit mes pushtetit lokal dhe Inspektoratit Qendrorë Teknik, të cilët kanë për detyrë të garantojnë sigurinë e këtij tregu.

Ilir Kurti: “Shitjen me pakicë të karburanteve dhe gazit të lëngshëm është e drejtë ekskluzive e tyre ta vendosin ku dhe si do të shitet ky gaz i lëngshëm. Për sa i përket kushteve të sigurisë plotësohen apo nuk plotësohen, është një OK që i jep një ent shtetërorë si inspektoriat i jonë. Është problemi që ky nivel sigurie që kërkon qytetari, që kërkojmë dhe neve nuk mund të bëhet pa një bashkëpunim apo pa një zbatim kompetencash nga ana e pushtetit lokal”.

Sipas drejtorit të inspektoratit teknik, pjesa më e madhe e tregut të pakicës së gazit të lëngshëm është ilegal.

Ilir Kurti: “Jemi në nivel të lartë paligjshmërie, niveli i lartë i paligjshmërisë presupozon nivel shumë të lartë pasigurie. Ndërtimi i paligjshëm është që ndërtojnë vend e pavend dhe shesin vend e pavend e para dhe e dyta që tregton duke pirë cigare apo duke zier raki”.

Në kryeqytet bombolat e gazit mbushen pranë pikave të karburantit, veprim kategorikisht i ndaluar të kryhet për rrezikun e lartë që mbart. Po ashtu gazi i lëngshëm tregtohet në vende të pa përshtatshme duke neglizhuar rregullat e sigurisë./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro