Drama e fundit shqip e kalendarit artistik të Tetarit Kombëtar, personazhet i gjen nga koha e diktaturës. Mbi rrëfime të vërteta ngrihen monologjet e shfaqjes “Turjela”, me regji të Saimir Gongos.

Skenari zbërthen sistemin e helmuar i cili infekton edhe te qytetarët e tij, mbi të vetmen praktikë, ose të shesin mikun, familjarin ose të shpëtojnë kokën e tyre.

Raporti i shfaqjeve të huaja, me ato shqiptare është i vogël, ndonëse teatrot gjithmonë e më shumë po synojnë t’i japin zë dramës shqipe, e cila në vitet e mëparshme është lëvruar shumë pak.

Premiera absolute kontaktin e parë me publikun e pati gjatë tre netëve në Maj, për të kuptuar që interes pati jo vetëm tek ata që kanë jetuar nën sistem por më shumë tek të rinjtë.

“Turjela” do të luhet ne skenën e Teatrit Kombëtar deri të dielën me aktorë Olta Dakun, Myzafer Ziflën, Helidon Fino etj.

Tv Klan