Evis Kushi: Këtë vit do hapen doktoraturat

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka festuar 70-vjetorin e themelimit të tij. Me rastin e kësaj dite, në ambientet e këtij universiteti u zhvillua konferenca e tretë shkencore ndërkombëtare në fushën e bujqësisë. 

Rektori i këtij universiteti Fatbardh Sallaku tha se ky përvjetor e gjen universitetin Bujqësor në një marrëveshje me universitetin Boku të Vjenës.

“UBT pas 70 viteve është një universitetiI konsoliduar, me një mison: ‘UBT Qendër Ekselence’, me një rrugë të përcaktuar qartë për të arritur objektivat, me referencë dhe mbështetje strategjike të siguruar nga universiteti Boku i Vjenës”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe dy ministret e linjës, Evis Kushi dhe Frida Krifca, të cilat thanë se për qeverinë Universiteti Bujqësor është një prioritet kombëtar jo vetëm për anën akademike, por edhe për ekonominë e vendit.

Aplikimet e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë aplikime shumë cilësore, e kanë kaluar me sukses fazën e parë dhe shumë shpejt ju do të keni këtu në universitetin tuaj doktorantet e para. Sfida jonë më e madhe sot, që diplomat tona, të universiteteve shqiptare të kenë vërtet vlerë dhe të njihen ndërkombëtarisht”, tha Evis Kushi.

Universiteti Bujqësor i Tiranës është në vëmendje dhe interes të drejtpërdrejtë të politikave qeverisëse për kontributin e tij në fusha me interes të gjerë, duke ofruar produktin shkencor, ekspertizë dhe kontribut profesional në procesin e negociatave për kapitullin e bujqësisë dhe mjedisit duke plotësuar standardet dhe detyrimet që shoqërojnë procesin e anëtarësimit e vendit në Bashkimin Europian”, u shpreh Frida Krifca.

Universiteti Bujqësor po vuan mungesën e studentëve në disa programe kyçe ndaj u është bërë thirrje të rinjve që të kthejnë vëmendjen nga këto degë sepse edhe mundësinë e punësimit e kanë të menjëhershme.

Klan News