Mbrëmjen e sotme në emisionin “Kampionët” të moderuar nga Marina Vjollca, me të ftuarit në panel u komentua ndeshja e Portugalisë me Çekinë. Pjesë e të ftuarve ishte edhe deputetja e PD Jorida Tabaku, për të cilën dimë dëshirën e madhe që ka për politikën, por në fakt edhe për futbollit.

Në fjalën e saj në emision, ajo tregon se është një ndjekëse e rregullt e futbollit dhe një fanse e zjarrtë e kombëtares së zemrës. “Jam rritur me frymën e futbollit”, thotë ajo teksa shton se edhe vajzat e saj kanë trashëguar po atë pasion. Jorida Tabaku tregon se familja e saj tashmë ndodhet në Hamburg për parë ndeshjen e Shqipërisë me Kroacinë, teksa ajo do u bashkohet ditën e nesërme.

Jorida Tabaku: Familja ime është atje. Ne pamë edhe ndeshjen e parë, do të shohim edhe këtë. Unë nuk do të jem tek ndeshja e fundit sepse kam punë, por bashkëshorti me fëmijët do të shohin edhe të fundit. I kemi mësuar fëmijët me pasionin e futbollit dhe më vjen mirë që kanë diçka që e duan me shpirt. Ato e duan me shpirt ekipin e Tiranës, e duan me shpirt çdolloj gjëje që lidhet me futbollin. Ne shkojmë atje si familje. Kam 2 vajza 7 vjeçe që nëse i pyet se çfarë duan për dhuratë, duan një top futbolli, duan doreza. Kanë idhull Donarumën, kështu që në këtë ambient janë rritur dhe më vjen mirë që kanë një pasion. Edhe unë jam rritur kështu, kështu më ka rritur im atë, domethënë Tirana, Juventusi, Shqipëria, Italia kanë qenë për ne katër shtylla si familje. /tvklan.al