Për drejtuesin politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, zonat si Lagjja 14, Astiri dhe Kashari kanë sjellë rezultatin më transformues për Partinë Socialiste. Këtë martë, Veliaj nderoi me certifikatën e mirënjohjes disa prej anëtarëve socialistë në këto zona.

Erion Veliaj, drejtues i PS në Tiranë: Keni të gjithë mirënjohjen dhe falenderimet tona të jashtëzakonshme dhe fakti që ato njësi sot janë bërë të jetueshme, ka ardhur infrastruktura. Unë e di se çfarë është trashëguar nga komuna, ka qenë situatë mediokër.  

Sipas tij,  PS ka treguar gjithmonë që është forca që ka sjellë siguri dhe stabilitet për vendin.

Erion Veliaj, drejtues i PS në Tiranë: Shqipëria nuk do të ishte e njëjta pa PS  e cila e ka marrë gjithmonë pas një disfate pas një dështimi, pas një falimentimi të shtetit ka sjellë gjithmonë siguri, ka sjellë gjithmonë mirëqenie, ka balancuar financat, ka sjellë paqe mes njerëzve. Ndërkohë që e kemi trashëguar vendin nga vëllavrasja nga piramidat, nga 21 Janari, nga kushte të jashtëzakonshme, kështu që kemi vendosur që në vend ta bënim festën vetëm tek ai oborri i vogël i PS, ta shpërndanim këtë në të gjitha njësitë.

Një lajm i mirë për të gjithë komunitetin e zonës së Astirit dhe Kasharit. Gjatë një takimi strukturat e PS në Kashar, Veliaj deklaroi se nuk do të harrohet asnjë premtim për shkollat e reja.

Klan News