Gjatë takimit me socialistët e Ndroqit, Pezës dhe të Vaqarrit, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se qyteti është shumë herë më i pastër se më parë.

Erion Veliaj, drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës: Unë e kuptoj që të gjithë janë bërë ekspertë, janë bërë ekspertë për futbollin, për inceneratorët dhe për turizmin. Të njëjtët rob flasin për gjithçka. Në fakt sa më shumë flasin aq më shumë tregojnë se nuk dinë asgjë. Kështu që kush ka bërë gabime patjetër që do të mbajë përgjegjësi kokërr më kokërr, ditë më ditë, për të gjithë problematikat që mund të kërkojnë llogari. Por që sot Vaqarri, Ndroqi, Peza, Kombinati, Astiri dhe e gjithë Tirana, erën e plehrave, atë djegien e plehrave nuk e ka kjo është pak por e sigurt. Nëse në këtë proces dikush duhet të japë llogari duhet të japë që çke me të. Por nuk kemi sot këto hallet e plehrave.

Veliaj nënvizoi se pa Partinë socialiste, Shqipëria nuk do të ishte sot destinacioni numër një i turizmit i të gjithë Europës.

Erion Veliaj, drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës:  Tirana nuk do të ishte ajo që është sot. Ju i keni parë ata kur humbasin zgjedhjet djegin gomat, kur kandidojnë për zgjedhjet xhirojnë gomat. Programi i tyre është digj dhe xhiro gomat dhe imagjino do të ishte e gjithë Tirana si dita e tyre e parë e zgjedhjeve. Nëse dikush mendon që: “Hë me se këto do kishin ndodhur!” Po këtu ishte Tirana, këtu ishte Peza, këtu ishte Ndroqi, këtu ishte Vaqarri, këtu ishin! Po nuk ishin turistët se nuk vinte njeri në një vend të mbushur me plehra, nuk vinte njeri në një vend ku rriheshin politikisht kundërshtarët.

Nga ana tjetër Veliaj ritheksojë se në një kohë që opozita djeg goma në mes të Tiranës, pushteti vendor vijon me punën dhe ndërtimin e shkollave dhe kopshteve.

Klan News