Portieri i skuadrës afrikano-jugore të Barokas shënoi një gol që do të mbahet mend gjatë. Musuluke Oskarin dërgoi me një roveshatë topin në portë, me një teknikë të rrallë edhe për sulmuesit.

Ndeshja me Orlando Pireits përfundoi me rezultatin 1 – 1 duke u vendosur në kohën shtesë. Ky gol padyshim mund të cilësohet nga më të bukurit për këtë vit. /TV KLAN