Goli i Ronaldos me roveshatë që i shënoi Juventusit në Champions League me të cilin iu fitoi zemrat tifozëve bardhezi është votuar si më i bukuri i sezonit të fundit të Champions League. Në çerekfinalet e edicionit Ronaldo la pa fjalë të gjithë mbështetësit e Juventusit të cilët e duartrokitën gjatë. Ky gol mori rreth 200 mijë vota nga afro 347 mijë në total.

Ronaldo u rendit në vend të parë të anketës ndërsa në të dytin Dimitri Payet në fitoren 5-2 të Marseille ndaj Leipzig në Europa League.

Vendin e tretë e zuri një futbolliste. Eva Navarro e kombëtares së Spanjës në kampionatin e 17-vjeçarëve femra realizoi një tjetër eurogol ndaj Gjermanisë.

Këtë vit u përzgjodhën 11 gola nga vëzhguesit teknikë të UEFAs në të gjithë kompeticionet madhore të Europës.

Tv Klan