85 persona përfunduan në Urgjencë për shkak të alkoolit

Pritja e ndërrimit të viteve kaloi pa incidente. Policia ishte vendosur në gatishmëri që prej datës 24 Dhjetor.

Në një komunikimin për mediat, kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, kujtoi se pas ndërrimit të viteve çdo gjë do kthehet në normalitet dhe qytetarët duhet të respektojnë masat antiCovid.

Incidenti i parë për këtë vit ishte raportimi pak pas mesnate i një zjarri në një pallat në rrugën Don Bosko në kryeqytet. Nuk pati njerëz të lënduar dhe flakët u neutralizuan menjëherë.

Policia njoftoi arrestimin e 2 personave në Mat që kishin festuar me breshëri kallashnikovi momentin e ndërrimit të viteve. Raportohet se në Urgjencën e QSUT u paraqitën 85 raste të intoksikacionit nga alkooli dhe 2 raste me djegie të lehta nga fishekzjarret.

Tv Klan