Sulmuesi shqiptar jep asist, ekipi kualifikohet në Champions Cup

Xhakomo Vrioni ishte pjesë e kualifikimit të New England Revolution në turin e dytë të Champions Cup, turneu që bashkon ekipet e Amerikës së Veriut dhe asaj Qendrore.

Sulmuesi shqiptar dha pasimin për golin e fundit në fitoren 3 – 0 ndaj skuadrës nga Panamaja, Indipendjente.

Sulmuesi i Kombëtares tërhoqi kundërshtarët, duke ia bërë më të lehtë Kajesë të realizonte. Në turin tjetër, New England Revolution do të përballet me Alakuelense të Kosta Rikës.

Tv Klan