Adoleshenti i Barcelonës, Lamine Ymal ka arritur ne stadin e një superylli falë paraqitjeve në këto 6 ndeshje të europianit me La Roja-n. Ai ka dhënë tre asistime në turne, më shumë se çdo lojtar tjetër, ndërsa shënoi edhe në fitoren 2-1 të Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinale.

Fotot e Messi-t duke larë Yamalin, së bashku me nënën e tij kur ai ishte foshnje, janë bërë virale gjatë Euro 2024 pas paraqitjeve mahnitëse të anësorit spanjoll.

Lamine Yamal ka zbuluar se fotot e tij si foshnjë me Lionel Messin mbaheshin të fshehura për të shmangur krahasimin e tij me legjendën e Argjentinës dhe Barcelonës.

Fotot e tij me Messin, të cilat janë nga një xhirim i një kalendari bamirësie në vitin 2007, vetëm sa kanë shtuar bujën rreth Yamal dhe ai ka zbuluar se pikërisht kjo është arsyeja pse ato janë mbajtur të fshehura për kaq shumë kohë.

Yamal: Natyrisht, në momentin që u bënë fotot nuk isha i vetëdijshëm për atë që po ndodhte në atë moshë. Babai im i kishte ruajtur fotot dhe ato nuk dolën kurrë, kryesisht sepse ne nuk donim krahasimet me Messin. Askush nuk do të mërzitej të krahasohej me më të mirët që kanë luajtur ndonjëherë, por është diçka që mund të “kthehet” kundër teje, sepse nuk do të bëhesh kurrë si ai.

Babai i Yamal, Mounir Nasraoui, postoi fotot në Instagram gjatë këtij europiani dhe kjo bëri që ato të bëhen virale.

Fotot janë realizuar nga Joan Monfort, i cili punon si fotograf i pavarur për Associated Press, dhe ai ka treguar se si ishte fati që bëri që Yamal të ishte në to me Messin.

“Ata u regjistruan në shortin e organizuar për t’u bërë foto në Camp Nou me një lojtar të Barçës. Dhe ata fituan lotarinë,” – tha Joan Monfort,  për Associated Press.

/tvklan.al