Në Venezuelë vijojnë protetstat të cilat kundërshtojnë fitoren e presidentit Nikolas Maduro dhe tashmë ato janë përhapur në të gjithë vendin.

Mijëra mbështetës të opozitës dolën në rrugë gjatë natës për të kërkuar largimin e Maduros i cili ka qenë në pushtet që prej 11 vitesh, duke e akuzuar atë se ka manipuluar masivisht votat.

Grumbullime masive, siç duket edhe në këto pamje pati në zonat qëndore të kryeqytetit Karakas. Protestuesit marshshuan drejt pallatit presidencial dhe parlamentit, por forcat e sigurisë, policia dhe ushtria qëlluan edhe me armë.

Kjo valë protestash deri më tani ka shkaktur vdekjen e dy personave një në shtetin kufitar të Tachira dhe një tjetër në Maracay.

Për shkak të situatës së trazirave në vend qeveria e Venezuelës vendosi deri në një njoftim të dytë  pezullimin e  fluturimetve për në Panama dhe Republikën Domenikane.

Qeveria e presidentit është hakmarrë ndaj vendeve që nuk njohën rezultatet e zgjedhjeve duke tërhequr stafin e saj diplomatik nga shtatë vende të Amerikës Latine konkretisht nga Argjentina, Kili, Kosta Rika, Panamaja, Peruja, Republika Domenikane dhe Uruguai.

Klan News