Shqipëria përfshihet nga i nxehti përvëlues. Sipas sinoptikanëve, e gjithë java do të jetë me temperaturë të larta dhe mot të qëndrueshëm.

Në Berat, Elbasan dhe Fier temperaturat të enjten dhe të premten do të arrijnë 41 gradë.

Edhe kryeqyteti do të jetë me vlera të larta temperaturash, ndërsa shpëtimi i vetëm do të jetë plazhi.

Të shtunën dhe të dielën pritet një rënie e lehtë temperaturash, por sërish ato mbeten të larta mbi 37 gradë.

Tv Klan