“Nata e parë e nisjes së Euro 2024 mblodhi tifozët në dy Fan Zonat, për të ndjekur ndeshjen Gjermani – Skoci, ku tifozët treguan edhe mbështetjen për Kombetaren”, raporton gazetarja Anisa Krraba.  

Në dy arenat e kushtuara për tifozët, të ngritura në sheshin Skëndërbej, dhe në stadiumin Selman Stërmasi nuk munguan as turistët e huaj. Mbështetësit më të mëdhenj ishin me Gjermaninë.

“Unë vij nga Gjermania. Gjithçka ishte bukur dhe ekipi luajti shumë mirë. Unë jam shqiptar, kam lindur në Gjermani dhe sigurisht që mbështes më tepër Shqipërinë.”

“Shqipëria do të fitojë, këtë gjë e di të sigurtë për arsye se kam parë performancën e ekipit në ndeshjen e shkuar dhe natyrisht stërvitjen e tyre intensive.”

Këto do të jenë dy hapësirat ku qindra tifozë do të ndjekin te gjitha ndeshjet e këtij Europiani.

Tv Klan