Hitin “Akull” në “Kënga Magjike” vështirë se mund ta harrojmë, por prej kohësh Krusita është  inaktive në jetën publike. Sot ajo ka vendosur ta ‘thyejë’ akullin dhe të rikthehet në ekran pas një mungese të gjatë, gjë që s’mund ta bënte diku tjetër përveçse te “Kampionët” në Tv Klan.

Në këtë anë tërësisht ndryshe të sajën, këngëtarja flet për mungesën por edhe për skuadrën e zemrës pas kombëtares kuq e zi.

Marina Vjollca: Krusita, ku ke qenë moj? Pse nuk po shfaqesh? Pse nuk po publikon?

Krusita:Sepse kam zgjedhur për momentin që të bëj një pauzë, por shumë shpejt do të ketë këngë të reja, patjetër.

Marina Vjollca: Dhe e veçanta jote është, që përveç Shqipërisë që e themi për të gjithë të ftuarit tanë, ti je tifoze dhe e…

Krusita:Portugalisë.

Marina Vjollca: Pse e Portugalisë, Genti?

Gentian Zenelaj: Po…

Krusita:Jo, jo!

Marina Vjollca: Jo Ronaldo?

Krusita:Nuk është e vërtetë. Që fëmijë kam qenë në fakt tifoze… që fëmijë, qëkur kam qenë më e vogël. Këtë e kam marrë nga babi, nga dikush, nuk është se është një zgjedhje ime personale sepse është Cristiano aty./tvklan.al