Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Dardhë. Sipas informacioneve paraprake të gazetares së Klan News në Korçë, Daniela Zisi, mësohet se një fuoristradë ka dalë nga rruga.

Në mjet dyshohet se kanë qenë 2 persona, një burrë e një grua.

Në gjendje më të rëndë shëndetësore dyshohet se është gruaja. Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa kanë nxjerrë personat e dëmtuar duke i transportuar drejt spitalit të Korçës.

/tvklan.al