Aktori Gazmend Paja u aksidentua paraditen e kësaj të enjteje në Tiranë. Ai po lëvizte me motor në rrugën e Kavajës kur u përplas nga një makinë. Burime zyrtare të policisë thonë se aktori mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, Klan News sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku siç mund të shihet aktori ka pësuar dëmtime në pjesën e fytyrës. Në ndihmë të tij shkuan qytetarë të shumtë.

“Rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit‘, tha policia në një njoftim paraprak për ngjarjen./tvklan.al