Më 12 gusht, kur ata njoftuan ndarjen përmes rrjeteve sociale pas shtatë vitesh martesë dhe katër fëmijë, Alice Campello dhe Alvaro Morata kanë bërë të qartë se ndarja e tyre nuk kishte të bënte për shkak të tradhtisë.

Blogerja, e cila së fundmi u fol për një marrëdhënie jashtëmartesore me Andrea Iannone, ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale. Ajo ka mohuar sërish tradhtinë dhe ka shpjeguar se të dy kanë vuajtur nga depresioni. Ajo për shkak të lindjeve të fëmijëve, ndërsa futbollisti për shkak të karrierës.

Ndarja mes tyre duket se është përfundimtare. Alvaro po qëndron në Itali, ndërsa Alice në Madrid me fëmijët e saj, në mega vilën e ndërtuar së bashku me ish-bashkëshortin.

Blogerja u pa në rrugët e kryeqytetit spanjoll e përlotur, teksa po diskutonte në telefon me dikë, ndoshta vetë Morata, i cili nga ana e tij, i intervistuar nga televizioni spanjoll  De Corazón, tha se ishte “i shkatërruar” nga ndarja. Megjithatë ai përjashtoi çdo mundësi për një ribashkim mes tyre.

Klan News