Mbrëmja e sotme do të jetë përcaktuese për fatin e Anglisë. Në orën 18:00 do të nisë përballja me Sllovakinë që nuk ka asnjë për të humbur dhe do të përpiqet të japë më të mirën e saj ndaj ekipit të Gareth Southgate.

I gjithë presioni i ndeshjes është mbi kombëtaren angleze e cila dëshiron pa masë një trofe ndërkombëtar që i mungon prej 1966. Pritet shumë nga zgjedhjet e trajnerit për lojtarët që do të hedhë në fushë dhe strategjinë që do të ketë për këtë sfidë.

Në mbrëmje Spanja do të luajë me Gjeorgjinë që u kualifikua falë entuziazmit të saj duke fituar ndeshjet e tretë të grupit me Portugalinë.

Spanjollët janë skuadra me pretendimet më serioze nga ekipet e mëdha për trofeun dhe me paraqitjet e bëra në grup duket se nuk do ta këtë të vështirë, por Gjeorgjia mund të rezultojë edhe surprizë.

Gjithsesi Luis De La Fuente i gëzohet faktit që ka në dispozicion lojtarët më të rinj dhe më në formë të momentit të cilët do të shfaqin në këtë sfidë edhe ambiciet personale për sukses. Takimi do të nisë në orën 21:00 dhe do të transmetohet në Tv Klan.

Tv Klan