Të pamposhtur në sezonin aktual Bayer Leverkusen do të përbalet mbrëmjen e sotme me Atalantan në trofeun më të rëndësishëm të sezonit për të dy ekipet, në finale e Europa League.

Për herë të parë kampionë të Bundesliga, Leverkusen do të përpiqet të thellojë rekordin absolut 51 ndeshje pa humbje me italianët më ambiciozë se kurrë.

Trajneri Alonso shpreh besimin se lojtarët e tij do të përpiqen të fitojnë.

“Ajo që ka rëndësi është taktika, por mbi të gjitha është mentaliteti. Ne duhet të jemi të bashkuar, të jemi një skuadër. Lojtarët kanë ende atë atmosferë të mrekullueshme nga Leverkusen që përjetuam me ngritjen e trofeut të Bundesliga. Ne duam të fitojmë finalen”.

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini është i bindur se skuadra e tij është e përgatitur mendërisht dhe fizikisht për t’u përballur me një skuadër të frikshme Bayer Leverkusen.

“Mendojmë se kemi përgatitur gjithçka që na nevojitej dhe tani përsim përballjen dhe të luajmë ndeshjen. Duhet të jemi të guximshëm dhe të gjejmë qetësinë e duhur sepse duhet të jemi të bindur për atë që kemi bërë dhe çfarë duhet dhe tani fjalën do ta ketë fusha e lojës”.

Ndeshja do të nisë në orën 21:00 në Aviva Stadium në Dublin.

Tv Klan