Kompeticionet e UEFA-s këtë sezon gjithnjë e nën diktatin e skuadrave gjermane. Për herë të gjashtë klubet e Bundesligës arritën që të garantonin finalet e dy turneve më të rëndësishëm të futbollit Europian. Pas Dortmund në Champions League, ishte Bayer Leverkusen që preu biletën e finales së Europa League. Një gjë që ndodh pas 22 sezonesh, pasi në edicionin 2001-2002, ekipet gjermane arritën në finalen e këtyre garave, dhe ishin pikërisht këto dy klube ata që luajtën finalen e madhe.

Leverkusen u kualifikua për herë të tretë në finalen e një kompeticioni Europian, falë barazimit spektakolar 2-2 ndaj Romës. Gjermanët vulosën rekordin e ri Europian për ecurinë më të gjatë pa humbje ndonjëherë, pasi tashmë kanë 49 sfida pa provuar disfatë në të gjitha garat. Minutat shtesë ishin sërish vendimtare, aty ku duket se skuadra e Shabi Alonso gjen të përgjumur kundërshtarin për të shënuar.

Ky ishte goli i 17-të që Leverkusen shënon pas minutës së 90-të në ndeshjet në të gjitha garat këtë sezon. Skenar nga e cila duhet të tremben tek Atalanta, pasi Aspirinat kërkojnë suksesin e parë Europian pas 36 vitesh. Leverkusen është në garë edhe për të kompletuar tripletën e famshme të titujve kampion, teksa pas titullit të Bundesligës luan edhe finalen e Kupës së Gjermanisë dhe tashmë atë të Europa League.

Klan News