Rrugët kryesore të kryeqytetit do të bllokohen për kalimin e mjeteve, pasi bashkia do të zhvillojë në to disa aktivitete në kuadrin e Ditës së Verës.

Belinda Balluku:“Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Skënderbej” dhe disa rrugë kryesore të Bllokut do të jenë të bllokuara nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 5 të pasdites, ndërkohë që Blloku do të vazhdojë të qëndrojë i bllokuar deri në orën 12 të natës.”

Risia e këtij viti është sjellja e grupeve të rrokut për të performuar live në zonën e Bllokut. Rock the block është bashkëpunim i bashkisë me ambasadorët holandezë, danez dhe çek.

Belinda Balluku:“Të gjitha grupet nesër nëpër skenat e rrokut, pra për eventin “Rock the block” do të jenë në performancë live. Janë dy grupe nga Danimarka, një grup nga Holanda dhe një grup nga Çekia, ndërkohë që do të kenë suportin dhe mbështetjen dhe të grupeve shqiptare të mirënjohura të rrokut”.

Risia e këtij viti është sjellja e grupeve të rrokut për të performuar live në zonën e Bllokut. Rock the block është bashkëpunim i bashkisë me ambasadorët holandezë, danez dhe çek.

Aktivitetet e bashkisë janë për të gjitha moshat. Ato do të fillojnë  që prej orëve të para të ditës deri në orët e vona të natës./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami