Sonila Meço: “Mirë se vjen në edicionin qendror të lajmeve, je drejtpërsëdrejti nga Uashingtoni dhe është shumë normale të pyesim që në fillim cila është atmosfera atje kur edhe pak orë mbeten nga vota përfundimtare?”

Blendi Fevziu: “Atmosfera normalisht në të gjithë Shtete e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë shumë e ndezur duke ju referuar kanaleve televizive. Po në Uashington është dyfish më e ndezur për arsye se jo vetëm është kryeqyteti ku janë përqendruar numri më i madh i gazetarëve që kanë mbërritur nga e gjithë bota, por duhet të keni parasysh që D.C pra qyteti i Uashingtonit ka një… kryesisht voton gati 90% për demokratët dhe duke parë sondazhet ditëve të fundit të cilët japin, pavarësisht dhe luhatjeve të tyre i japin një avantazh Obamës, ka shumë më tepër entuziazëm. Mjafton të dilni në qytet për të parë që të gjitha.. pjesa më e madhe e dritareve kanë shkruajtur “I vote Obama”, ndërsa dy ditë më parë në paradën e Halloweenit, një numër shumë i madh njerëzish të maskuar, kishin vënë maskat e Obamës duke vënë dhe disa veshë të mëdhenj që t’i ngjajnë pak a shumë pamjes së tij. Kështu që në një mënyrë ose në një tjetër duket se Uashingtoni e ka bërë zgjedhjen e tij, në fakt nuk ka pasur dilemë për këtë përveç zgjedhjes duket se ka dhe shumë entuziazëm për faktin që ndoshta për herë të parë në historinë e SHBA-së do të ketë një president me ngjyrë dhe mbi të gjitha, do të ketë një president i cili duket se do fitoj jo vetëm zgjedhjet, por kësaj here ka mundësinë që demokratët fitojnë edhe senatin. Të paktën kjo është klima e përgjithshme në qytet, po i referohem tani jo vetëm pamjes së parë por dhe bisedave me të gjithë shoferëve të taksive, shitësit, kudo me njerëzit të cilët kam komunikuar që i pyes janë gati të sigurt për rezultatin e zgjedhjeve”.

Sonila Meço: “Blend, është normale që të jetë një pritshmëri e jashtëzakonshme për këto zgjedhje e cila shënojnë shumë rekorde, njërin t’i e the. Një person me ngjyrë i cili vjen si kandidat kryesor i një partie të madhe që të martën në 4 nëntor mund të sigurojë një mandat 4-vjeçar për të udhëhequr vendin më të fuqishëm të botës”.

Blendi Fevziu: “Dhe mos harroni Sonila, mos harroni që një kandidat me ngjyrë pritet të bëhet president i SHBA-së vetëm 36 vjet pasi John Kennedy, i detyrojë ose ligji i John Kennedy i lejojë njerëzit me ngjyrë të merrnin pjesë në transportin publik të të bardhëve, në shkollat e të bardhëve e tjera. Pra është një hob i jashtëzakonshëm për SHBA”.

Sonila Meço: “Mirë, kjo është Amerika. Dëshmon dhe njëherë formën e demokracisë së saj e cila eksportohet, eksportohet fuqishëm në shumë vende të tjera që vuajnë nga probleme të tilla qoftë edhe racizmi. Por ajo që të bën më shumë përshtypje, është që ka një kakofoni për sa i takon rezultateve të sondazheve. Uashingtoni ju e thatë është një vend tashmë i sigurt, nuk hyn në vendet e pa vendosura atje ku është fokusuar dhe fushatat në momentet e fundit. Po çfarë po ndodh? Pse ky lloj konfondimi kaq i madh dhe rezultate që përgënjeshtrojnë njëri-tjetrin? Është normale në prag të zgjedhjeve në Amerikë kjo gjë?”

Blendi Fevziu: “Është normale, kjo dhe në zgjedhjet e tjera, këto janë zgjedhjet e 5-ta që unë ndjek si gazetar zgjedhjet e SHBA-së nga të cilat 3 i kam ndjekur këtu pra në SHBA nga 5 gjithsej. Ka gjithmonë nju kakofoni sondazhesh, por ka një gjë të cilën duhet ta nënvizojmë. Fakti është që të gjitha sondazhet ose 3 sondazhet kryesore pavarësisht se japin diferenca të ndryshme midis kandidatëve, fokusohen në një pikë, që udhëheqës është Obama krahasuar me McCain. Pra nuk ka sondazhe që përmbysin njëri-tjetrin, njëri që iu jep Obamës dhe tjetrin McCain problemi i parë. problemi i dytë i kësaj kakofonie vjen nga një fakt i thjeshtë që mbas rezultatit ose diferencës shumë të madhe që fitoj rreth 2-3 javë më parë për arsye të krizës së bursave, tani McCain ka arritur ndjeshëm ta ngushtoj diferencën, sipas sondazhit të sondazheve të CN diferenca është vetëm 6 pikë kur ka qenë rreth 13 pikë më parë. Sot për herë të parë Obama ka rënë nën 49 pikë në një prej sondazheve sepse ka qenë gjithmonë mbi 50 pikë, por nga an tjetër McCain nuk e ka kaluar kurrë 45 pikët, pra ideja kryesore është se çdo të ndodhë kur diferenca është 6 pikë dhe ajo që do të ndodhë praktikisht nuk pritet të ndodh as Uashington, as në Nju Jork, as në Kaliforni shtete që duket se e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre. Janë relativisht të sigurt…./tvklan.al