Me iniciativën e tij personale, Kryetari i Këshillit Bashkiak numër 10 dhe njëkohësisht Kryetar i Forumit Rinor në PD, Gerti Bogdani, ka mbledhur bashkë me qindra të rinj në një garë për zgjedhje. Në prezencë dhe të kryeministrit Berisha, ky forum rinorë në 9 maj pritet të përzgjedhë 200 të rinj, të cilët do të jenë pjesë e procesit të ri zgjedhor.

Gerti Bogdani: “Përveç një rinie aktive, një rinie simpatike, një rinie të përgatitur, një rinie energjike. Ne sot jemi një rini që kemi mundësi të jemi pjesë e ndryshimit. Prandaj dhe slogani i FRPD është “bëhu pjesë e ndryshimit”. Sot duhet të ndryshojë dhe koncepti për të rinjtë imazh apo faktor të rinj në politikë. Vërtetë jemi imazh sepse jemi imazhi i bukur, por duhet të jemi faktor, prandaj fillon dhe ky projekt i FR, projekti i debatit i cili është program i parë dhe më i rëndësishëm i ri për këtë vit për FRPD. Debati kombëtarë mes studentëve dhe më pas duke filluar në shtator dhe mes gjimnazistëve të gjithë Shqipërisë. Është një program shumë i rëndësishëm sepse nxjerr në pah vlerat e të rinjve vlerat debutuese të tyre, është për diskutim një program i rëndësishëm sepse sjell të rinjtë së bashku. Të gjithë sot ju duhet të ndjeheni pjesë e kësaj skuadre të madhe, pjesë e kësaj familje të madhe, secili nga ju ka një detyrë të rëndësishme, secili nga ju ka pozicionin e vet dhe të gjithë së bashku bëjmë atë që sot është forumi më i fuqishëm do të thoja unë në Shqipëri që është FRPD”./tvklan.al