Zgjidhja përfundimtare për Kosovën mund të arrihet vetëm kur Serbia të hyjë në Bashkimin Europian, deklaroi ministria e jashtme greke Dora Bakojanis. Gjatë një konference në afërsi të Athinës ku marrin pjesë edhe shefat e diplomacive të Shqipërisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Serbisë, Bakojanis argumentoi se zgjidhja e vërtetë e Kosovës gjendet në të njëjtën linjë me anëtarësimin e Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit në Bashkimin Europian.

Komentet e Bakojanisit vijnë një ditë pasi përfaqësuesi i lartë i bllokut Havier Solana, tha se BE duhet të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Serbinë dhe atë të lehtësimit të vizave në mënyrë që tu vihet në ndihmë forcave pro perëndimore para zgjedhjeve të 11 majit.

Sondazhet më të fundit në Beograd vënë përballë njëri tjetri Partinë Demokratike dhe radikalët nacionalistë të cilët refuzojnë lidhjet me Bashkimin Europian dhe e kundërshtojnë me forcë pavarësinë e Kosovës./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle