Rrugët e Dortmundit janë ngjyrosur në kuqezi, ndërsa flasin e këndojë shqip.

Një lumë tifozësh shqiptarë i kanë mbushur, ndërsa kërcejnë e brohorasin në pritje të mbrëmjes së sotme. Pritet që në stadiumin “Iduna Park” të jenë afër 50 mijë tifozë për të mbështetur përfaqësuesen e drejtuar nga Silvinjo.

Ndërsa me mijëra të tjerë mund të jenë në qytet për mbrëmjen magjike. Shqipëria do të kërkojë të befasojë Italinë, kampionen e Europës, në stadiumin “Iduna Park”.

Stafi teknik ka vendosur që gjatë paradites të mos kryejë seancë stërvitore. Një pjesë e futbollistëve shfrytëzuan paraditen për t’u takuar me familjarët e tyre.

I gjithë grupi i lojtarëve është në gjendje të mirë dhe nën urdhrat e trajnerit kuqezi.

Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në “Iduna Park” mbasditen e së premtes, ku provuan vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Sfida Itali- Shqipëri do të transmetohet ekskluzivisht në televizionin Klan, ashtu si edhe përballjet e tjera të eventit Euro 2024.

Klan News