Larg syrit të gazetarëve dhe tifozëve, Kroacia i ka dhënë fund përgatitjeve për duelin kundër Shqipërisë. Trajneri Zlatko Daliç ka kërkuar që seanca e fundit stërvitore të zhvillohet me dyer të mbyllura, për të mbajtur sa më kompakt informacionin dhe taktikën që do të përdoret kundër kuqezinjve.

Gjithsesi, sipas mediave kroate, të cilët i referohen burimeve brenda kombëtares do ketë ndryshime të shumta në formacionin që do hidhet në fushë. Diçka e paralajmëruar edhe nga trajneri Daliç, i cili në daljen para mediave tha se nuk do të kishte të njëjtën skuadër si ajo ndaj Spanjës.

Ante Budimir duket se nuk ka bindur ndaj iberikëve, pasi dështoi edhe të shënojë për të shmangur humbjen 3-0. Vendin e tij pritet ta marrë Bruno Petkoviç, ndërsa nga minuta e parë do të jenë Josip Juranovic dhe Ivan Perisiç. Në të tilla kushte, besohet se formacioni i Daliç do të formohet nga Livakoviç në portë, Juranovic, Sutalo, Gvardiol dhe Perisiç, i cili duket se do të ndihmojë më shumë në repartin e mbrojtjes.

Mesfusha do të jetë një artileri e rëndë si Brozoviç, Kovacic dhe Modric, ndërsa në repartin e sulmit, konfirmohen Majer e Kramariç së bashku me Petkoviç. Megjithatë, e gjithë kjo dilemë do marr fund këtë të mërkurë, ku në orën 15:00 do të zbres Kroacia kundër Shqipërisë. Një takim ku do kërkohet maksimumi nga të dy skuadrat, e që do të përjetohet ekskluzivisht në ekranin e TV Klan dhe në Klan Radio.

Klan News