Interpol Tirana ka ekstraduar dy shtetasit britanik Dino Kristodolo 45 vjeç dhe 56 vjeçarin Robin James Arnold, të akuzuar nga drejtësia shqiptare për pedofili në qendrën bamirëse “Fëmijët e tij”, e cila drejtohej nga anglezi David Brown. Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg nën akuzën për marrëdhënie seksuale, ose homoseksuale me të mitur.

Ekstradimi i dy britanikëve që po i shihni në këto foto u lajmërua 2 ditë më parë nga drejtori i prokurorisë së Anglisë Kan Mccdobald gjatë vizitës që ai zhvilloi në Tiranë. Kristodolo dhe Arnold do të gjykohen së bashku me administratorin e qendrës bamirëse 52-vjeçarin David Brown, ndaj të cilit ka nisur procesi gjyqësor dhe deri tani ai është përballur me dëshmitë e viktimave të pedofilisë.

Ata u prangosën pas shpalljes në kërkim nga zyra e Interpol Tiranës, ndërsa gjatë qëndrimit në Angli, nisën një betejë ligjore për të rrëzuar kërkesën për ekstradim, duke hedhur dyshime mbi drejtësinë shqiptare.

Me mbërritjen në Shqipëri, dëshmitë e tyre pritet t’i shërbejnë drejtësisë shqiptare për të zbardhur atë se çfarë ndodhte më te vërtetë me fëmijët e moshave nga 3 deri në 13 vjeç, në qendrën bamirëse të ndërtuar në vitin 2001./tvkan.al