Duke marrë shkas nga romani i Ben Blushit “Të jetosh në ishull”, sot në mbrëmje në Opinion, gazetari Blendi Fevziu do të tentojë të hy në skutat e historisë të disa shekujve më parë. Në konvertimin e shqiptarëve në mysliman nisur nga shekulli XVlll. Nën temën historia, feja dhe identiteti shqiptarëve Sabri Godo, Pirro Misha, Pëllumb Xhufi, Artan Fuga, Henri Çili dhe Ermir Gjinishi do diskutojnë jo thjeshtë mbi polemikat që ka ngjallur romani i Blushit dhe jo thjeshtë mbi faktin se si një roman mund të prek ndjeshmërinë e një komuniteti fetar, por dhe mbi fakte të tilla.

A ishte ky një konvertim i detyruar apo një zgjidhje e shqiptarëve?

A shërbeu ky konvertim si një element për të mbajtur gjallë identitetin shqiptarë që ishte nën darën e ortodoksisë serbe dhe greke?

Skënderbeu ka qenë një mit apo një realitet?

Duke hyrë në këto skuta të historisë nëpërmjet një debati profesional, gazetari Blendi Fevziu do të mundohet sonte në darkë t’i afrohet sa më shumë një realiteti, që në fakt pas shumë shekujsh është tejet e vështirë të perceptohet me objektivitet./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni