Blendi Fevziu: “Emisioni do të funksionojë si një gazetë e përditshme, si një edicion lajmesh i përditshëm i cili ngjarjen e ditë nuk e jep thjesht si lajm, por e thellon duke pasur protagonistët kryesorë të saj.”

Një format që do të përfshijë faktorë dhe aktorë të politikës, por jo vetëm. Në debate të nxehta mbi temat më të diskutuara në një sfidë të vërtetë televizive në ekranin kombëtar Klan.

Blendi Fevziu: “Në emisionin Opinion tashmë do të marrin nga 1 deri në 10 persona pjesë. Pra mund të fillohet edhe me një intervistë ballë për ballë dhe deri në debate që mund të jenë nga 5 përfaqësuesve, 5 përballë 5.”

Sipas gazetarit të njohur Blendi Fevziu një zhvillim i tillë do duhet të vinte natyrshëm si pjesë e vizionit të gazetarisë moderne, ku padyshim “Opinion” ruan një vend të pazëvendësueshëm në garën e  ethshme të ekraneve për më shumë audiencë.

Blendi Fevziu: “Të gjitha emisionet e të njëjtit format në botë, kudo në cilindo vend të botës që të shkosh, pra emisionet e Talk show të formatit shoqëror dhe politik nuk janë të përjavshëm por janë të përditshëm dhe duke qenë 1 herë në javë qëllonte që një ngjarje që ndodhte të shtunën po themi duhej të pasqyrohej të enjten. Pasqyrohej e thelluar të enjten, por nuk pasqyrohej menjëherë me realitetin. Ky është edhe pak a shumë i gazetarisë moderne sot, që ajo që ndodh të trajtohet brenda ditës, pra të mos mbetet të nesërmen. Lind një ditë e re, një projekt i ri, një argument i ri, një debat tjetër.”

Tashmë informacioni do të vijë më shpejt, i thelluar, i kuruar në detaje me tema që zgjojnë interesin e të gjithëve.

Blendi Fevziu: “Po marr vetëm shtatorin, ku duhet të studiojnë shqiptarët brenda Shqipërisë apo jashtë? Cili është niveli i i universiteteve shqiptare krahasuar me ato jashtë? A mund të dalësh një njeri i përgatitur, pra një profesionist i përgatitur nga universitetet shqiptare? Është një temë e debatueshme, unë në Opinion nuk mund ta fusja  për arsye qe lidheshin me angazhimin politik të emisionit.”

Për ata që e duan historinë asgjë nuk do të ndryshojë. Minuta të tëra transmetimesh do t’i kushtohen kësaj fusha me argumente dhe fakte të forta historike. Të cilave si gjithnjë nuk do t’i mungojnë rrënimtarët e kohës. Në 4 ditë në Opinion do të ngjizet debat me plot interes, do të merren përgjigje live falë një marrëdhënie këtë herë direkte me publiku.

Blendi Fevziu: “Kësaj here do të jetë shumë më profesionale se vitin e kaluar që ne kishim thjesht një marrje mesazhesh të thjesht që ktheheshin në pyetje. Do të ketë një staf që do të merret direkt më këtë, pra nuk do të ketë vetëm një person, por do të ketë një staf. E dyta do të jetë i pranishëm pothuajse në më shumë se gjysmën e emisioneve do të jetë sondazhi. Emisionet politike të mirëfillta që do të jenë po ashtu shumë të forta, do të kenë edhe ato një orientim publikut me sondazh.”

Gjithçka nis me 11 shtator dhe gazetari Blendi Fevziu nuk jep asnjë detaj  se çfarë do të hapë sezonin e ri të Opinion. Një gjë është e sigurt shikueshmëria do të jetë maksimale./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi