Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, në studion e “Kampionët” në Tv Klan, foli për Europianin.

Topi deklaroi se zemra e tij u largua nga Europiani, ku u eliminua Shqipëria, ai zbuloi se ekipi i dytë për të është Italia, për të cilët tha se ishin për turp dhe më mirë që u eliminuan.

“Zemra ime është larguar më parë, sepse është Shqipëria. Ekipi i dytë është Italia. Italia sot nuk ishte e dobët, por ishte një Itali për turp, Nuk kam keqardhje. Ekipi që shfaqet në këtë mënyrë, më mirë të ikë.”

I pyetur për Gjermaninë, Topi theksoi se “pancerat” kanë më shumë mundësi për të kaluar ndaj Spanjës.  

“Është një element plus, që të jesh vendi organizator. Te përfaqësuesja gjermanët janë gjermanë. E kanë treguar këtë në çdo kompeticion. Mobilizohen më shumë se të gjithë për vendin e tyre. Ndeshja me Spanjën, është decizive. I jap mundësi më shumë Gjermanisë për të kaluar më tej, sesa Spanjës.”

Topi foli edhe për VAR-in, duke thënë se teknologjia vjen për mirë dhe duhet përdorur për mirë.

“Ka shumë diskutime për VAR-in. Nga finalja e vitit 1966, diskutohet dhe vetëm diskutohet. Teknologjia vjen për mirë, kur përdoret mirë. Mbaj mend kur kam qenë në stadium i vogël, mbaj mend golin ndaj Gjermanisë nga Gjinali. Nëse do ishte VAR-i, nuk do kishim këtë keqardhje. Teknologjia duhet pranuar.”, u shpreh Topi.


/tvklan.al