Trajneri Alban Bushi, mendon se Spanja nuk ka rivalë në Europianin e këtij viti. Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, deklaroi se iberikët nuk bëjnë llogari, sepse kanë një objektiv të qartë.

Sipas tij, trajneri ka rregulluar grupin dhe lojtarët luajnë për të. Bushi theksoi se Spanjës nuk mund t;i bësh dot strategji për të surprizuar, ndërsa theksoi se Anglia në finale mund ta përballoje vetëm me ndonjë fat të jashtëzakonshëm.

“Spanja ka objektiv dhe qëllim. Një ekip që ka objektiv, nuk bën llogari.  Llogaritë e tyre janë kampionët e Europës, përpara nuk llogarisin fare. Trajneri ka rregulluar grupin. Duket sikur luajnë për trajnerin Ekipi lufton të të dyja fazat e lojës. Spanjën nuk e befason dot, me ndonjë strategji.

E shikoj të vështirë për t’i bërë ndonjë strategji për ta sulmuar. Gjermania mund të them se e përballoi pak në minutat e fundit. Spanja ekipet e tjera nuk i llogarit fare në këtë edicion. Anglia me ndonjë fat të jashtëzakonshëm mund ta përballojë Spanjën.”, deklaroi Bushi. /tvklan.al