Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, është i mendimi se skuadra e tij gaboi shumë në pjesën e parë. Megjithatë falë barazimit ai e sheh Kroacinë ende në lojë për një kalim të grupit.

“Ndeshje e vështirë me dy pjesë të ndryshme. E para ishte shumë e keqe, e ngadaltë dhe e vështirë, ndërsa pjesa e dytë ishte inkurajuese. Në pjesën e parë pësuam shpejt gol dhe më pas nuk mundëm t’i thyejmë shqiptarët. Ishim të plogësht në gjithçka. Ne dhamë maksimumin, e kthyem rezultatin, por në fund patëm shumë siklet dhe pësuam një gol. Nuk duhet të kishim pësuar në ato minuta. Jemi ende në lojë. Pjesa e dytë duhet të jetë një udhërrëfyes për Italinë. Në këto pak ditë që kemi përpara, sigurisht që do të ngrihemi. Do të përgatitemi dhe e di që do të jemi mirë”, tha Daliç./tvklan.al