Mbrëmjen e sotme merr fund faza e grupeve në kampionatin europian që po zhvillohet në Gjermani. Për këtë arsye sot do të luajnë ndeshjet e tyre dy grupet e fundit, E dhe F.

Në orën 18:00 do të përballen në fushë 4 skuadrat e grupit E. Sllovakia do të ndeshet kundër Rumanisë ndërsa Ukraina kundër Belgjikës. Situata në këtë grup është e tillë ku të katërta ekipet kanë secila nga 3 pikë.

Më pas në orën 21:00 do të dalin në fushë skuadrat e grupit F. Gjeorgjia do të ndeshet me Portugalinë ndërsa Republika Çeke me Turqinë. “Luzitanët” janë të kualifikuar, por luajnë për rekord, pra për ta mbyllur grupin vetëm me fitore.

Nga ana tjetër, Turqisë do i mjaftonte një barazim për të siguruar një vend në fazën tjetër me eliminim direkt./tvklan.al