Me vendin e parë në Grupin F tashmë të siguruar, Portugalia do të kërkojë të vazhdojë momentin e saj pozitiv ndërsa përballet me Gjeorgjinë debutuese në Gelsenkirchen.

Me triumfet ndaj Çekisë dhe Turqisë, luzitanët e kanë rezevuar një vend në të 16-at, ndërsa për gjeorgjianët vetëm fitorja i bën punë.

Objektivi i Portugalisë është ta mbyllë fazën e grupeve me tri fitore, ashtu si edhe Spanja. Luzitanët kanë fituar 15 dhe kanë humbur vetëm 2 nga përballjet e tyre ndërkombëtare që pas eliminimit në çerekfinalen e Kupës e Botës 2022 nga Maroku.

Në këtë takim e gjithë vëmendja do të jetë te Cristiano Ronaldo, i cili ende nuk e ka festuar golin në këtë kompeticion, ndërsa ka dhënë vetëm 1 asist.

Klan News