Italia dhe Zvicra do të përballen së bashku në sfidën e 1/16 më 19 Qershor. “Helvetët” kanë bërë ndeshje shumë të bukura teksa kanë treguar se janë një “kockë e fortë” edhe ndaj Gjermanisë.

Megjithatë ndërsa ditët për ndeshjen po afrojnë, raportohet se një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në kampin zvicerian. Federata helvete ka denoncuar vjedhjen e tre kompjuterëve.

“Konfirmoj se tre laptopë të punonjësve të federatës sonë u vodhën nga hoteli ku po qëndrojmë dhe policia është informuar për këtë fakt”, tha Adrian Arnold nga federata zviceriane.

Ky fakt ka habitur Zvicrën, por nga ana tjetër janë të qetë pasi thonë se nuk ka informacione sensitive./tvklan.al