Për sigurinë në Euro 2024 janë shtuar rreth 350 oficerë policie nga vendet pjesëmarrëse, të cilët u pritën nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser. Ata morën certifikatat e nevojshme që të jenë në ndihmë të policisë gjermane për kohëzgjatjen e turneut. Mes tyre janë edhe 16 efektivë shqiptarë.

“Jemi shumë të lumtur që kemi kaq shumë mbështetje ndërkombëtare. Ne presim 2.7 milionë njerëz në stadiume dhe deri në 12 milionë vizitorë në zonat e tifozëve në të gjithë Gjermaninë”, tha Faeser.

Çështja e sigurisë është konsideruar si një sfidë gjatë periudhës së Europianit pasi nuk kanë munguar kërcënimet për sulme nga grupime terroriste. Gjithsesi deri më tani nuk ka patur asnjë problem.

Tv Klan