Gjatë një lidhjeje për edicionin infromativ në Klan News, gazetari Glend Tafaj tregoi një nga kuriozitetet më pikante të këtij europiani për sa i përket kombëtares sonë.

Ai tha se është një grup i madh gjermanësh, të cilët janë ndjekësit më të mëdhenj të stërvitjeve të kombëtares shqiptare.

Arsyeja pse gjermanët janë përditë në qendrën stërvitore të kombëtares nuk ka lidhje në fakt me tifozerinë, por me paratë.

Glend Tafaj: Në të gjitha seancat stërvitore të kombëtares shqiptare është një grup gjermanësh, të cilët janë prezent. Ata njohin mjaft mirë lojtarët tanë. Arsyeja pse vijnë përditë nuk ka lidhje me tifozllëkun. Por për biznes. Ata, gjermanët, kanë figurina të lojtarëve tanë dhe i kërkojnë lojtarëve autografe, ose siglime, firma. Këto figurina të firmosura nga lojtarët e kombëtares shqiptare më pas i shesin në treg. Madje gjatë një rasti që isha prezent, një nga futbollistët tanë e pyeti se për çfarë I duheshin firmat pasi për personin që kërkonte firma, ai kishte fimosur tashmë 8 herë.

/tvklan.al