Skuadra kombëtare është rikthyer sot në stërvitje. Trajneri Sylvinho e ndau grupin e kuqezinjve në dy pjesë.

Lojtarët që u aktivizuan si titullarë në duelin e së shtunës përballë Italisë, kanë punuar në palestër. Gjithashtu edhe masazhe për ata që zbritën në fushë në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Ndërkohë, pjesa tjetër ka kryer rreth 60 minuta përgatitje tekniko-taktike në për të qenë në formë për ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë.

Shqipëria rikthehet në fushë të mërkurën e 19 qershorit për takimin e dytë në grupin B të Euro 2024.

Kuqezinjtë do të përballen në “Volksparkstadion” të Hamburg me ekipin e Slatko Daliç, në orën 15:00.

Pritet që edhe në këtë sfidë kombëtarja shqiptare të ketë mbështetjen e tifozëve.

Tv Klan