Holanda e nisi me fitore Europianin, pas suksesit të vuajtur ndaj Polonisë me rezultatin 2-1. Një sfidë që nisi mirë për Holandën, por polakët u treguan të zgjuar dhe kaluan në avantazh në minutën e 16 Buksa.

Goli motivoi holandezët që sulmuan dhe arritën të barazonin me Gakpo në minutën e 29. Pjesa e dytë kishte sërish ritëm të lartë loje me Holandën që kërkonte avantazhin dhe Poloninë që prishte aksionet e tulipanëve. Por goli i fitores erdhi nga një lojtar rezervë. Weghorst realizoi në minutën e 83.

Polonia u përpoq deri në fund për të ndryshuar fatin e ndeshjes, por goli i barazimit nuk u arrit.

Tv Klan