Zvicra fiton ndeshjen e parë për EURO 2024 përballë Hungarisë, e vlefshme për grupin A.

Djemtë e Murat Yakin e nisën pjesë e parë me ide të qarta ishin tejet konkretë në kontrollin e lojës dhe rrjedhshmërinë e aksioneve.

Pas një asist të Aebischer, Duah shënon golin e parë për zviceranët në debutimin e tij në një kampionat evropian.

Disa minuta pasi dha assist Michel Aebischer shënon golin e tij të parë me fanellën helvete. Pas shënimit të dy golave, Xhaka dhe shokët e tij administrua me qetësi lojën duke kursyer energji, por të vëmendshëm për të mos lejuar hungarezët të rrezikonin.

Në pjesën e dytë Hungaria ishte më kërkuese dhe arrin të shënojë me Barnabas Varga në minutën e 66-të pas një krosimi të kapitenit Szoboszlai.

Minuta të mira për Hungarinë, me ziceranët që ruajnë qetësinë dhe synojnë kundërsulmin,

Në minutën e 93-të, Embolo, i cili këtë sezon ka luajtur shumë pak ndeshje për shkak dëmtimi, arrin të dërgojë topin në rrjetë me një parabël të bukur.

Ndeshjet e ardhshme të grupit A do të jenë të mërkurën dhe do të trasnmetohet falas për publikun shqiptar në TV Klan.

/tvklan.al