Qindra tifozë sfiduan temperaturat e larta dhe e ndoqen ndeshjen e kombëtares shqiptare me Kroacinë në dy fan zonat e ngritura nga bashkia në Kryeqytet.

Me veshjet kuqezi dhe simbolet kombëtare ata bënë tifo për djemtë e Silvinjos, ndërsa shpresuan deri në fund në një rezultat pozitiv.

Ndërkohë bashkia kishte menduar të zhvillonte edhe një “shkuma party”, për ti bërë disi ballë temperaturave përvëluese.

Atmosferë festive pati edhe në Elbasan, ku qytetarë të shumtë mbushën lokalet e qytetit.

Në Durrës qytetarë të shumtë dolën me makina nëpër rrugë dhe me flamuj dhe bori festuan barazimin.

Tv Klan